Visionotic 1000mg

Mirtillo, Luteina, Zeaxantina, Vit. A, C, E

Indikacionet :
Ekstakti i Mirtilit konsiderohet si ushqim natyror per syrin, keshillohet per shqetesimet e pergjithshme te shikimit,ne veshtiresine per tu pershtatur ne drite te dobet; Perdoret ne rastet e kapilareve te dobet ne nivel te retines ose ne retinopatite hypertensive ose diabetike. Zeaxantina eshte nje karotenoid me veti antioksidante. Vepron tek indet e syrit, duke u depozituar ne retine, ne nivelin e macules duke e mbrojtur ate. Vitaminat A, C, E jane antioksidante per shendetin e syrit. Vitamina A ka rol thelbesor ne proceset vizive: mungesa e saj nuk lejon rigjenerimin e rodopsines, pigmenti qe ndodhet ne fotoreceptoret pergjegjes per shikimin, cka sjell ulje te aftesise per tu pershtatur ne drite te dobet. Vitaminat C dhe E ngadalesojne proceset e vdekjes qelizore per shkak te radikaleve te lira, parandalojne katarakten dhe mbrojne fotoreceptoret retinike.