Ventastin 1000mg

30 x compresse, Diosmina, Meliloto, Rusco, Bromelina, Esperidina

Indikacionet :
Diosmina ushtron veprim te drejtperdrejte mbi rruazat e kuqe, duke ulur rigiditetin e tyre dhe shkallen e agregimit, cka favorizon rrjedhjen e gjakut edhe ne kapilaret me te vegjel. Rrit rezistencen e kapilareve duke i bere me elastike. Jep rezultate per kembet e fryra, sidomos kur per shkak te profesionit qendrohet gjate ne kembe.Melilotusi fale permbajtjes me kumarina, substance me veti antikoagulante, permireson qarkullimin e gjakut duke e bere me fuid dhe duke ulur riskun e formimit te trombeve arteriale ose venoze. Tonifkon enet e gjakut, ul edemat: veprimi i kombinuar i kumarinave me favonoidet permireson tonusin e venave, arterieve dhe kapilareve, duke ulur rrezikun per carje te eneve te gjakut dhe gjakderdhje. Rusko fale principit aktiv ruskogenine, arrin te tonifkoje enet e gjakut, duke vepruar si vazokonstriktor. Bromelina, substance qe gjendet ne kercellin e ananasit, permireson qarkullimin, ushtron veprim antitrombotik duke qene se arrin te trete pllaken aterosklerotike, kundershton formimin e trombit brenda eneve te gjakut. Si rezultat I kesaj perdoret ne venat varikoze, ne presence te edemave ose celulitit, ekimozave apo hematomave duke qene se pershpejton riperthithjen e hemorragjive.