1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

Eventet E Fundit

April 2017
S M T W T F S
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6

Login

Previous
Next

Pse Duhet të Zgjidhni Medicamenta Shpk

Jeta e shëndetshme e pacientit është motoja jonë e çdo dite ndaj së cilës nuk pranojmë asnjë kompromis.

Për më shumë se 10 vite kemi dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin ndaj mirëqenies së pacientit duke ofruar produktin e duhur në momentin e duhur dhe dozën e duhur. Kemi dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin pa kompromis drejt një bashkëpunimi sa më profesional me farmacitë dhe tregëtuesit e tjerë me shumicë që operojnë në territorin e Shqipërisë dhe jo vetëm.

Angazhimi jonë, falë stafit tonë profesional dhe të motivuar, është në përputhje me zhvillimet dhe përditësimet më të fundit të kujdesit dhe mirëmbajtjes së shëndetit të pacientit.

Jemi përfaqësues ekskluziv në marketing dhe distribuim për kompanitë: Chiesi Pharmaceutici, Astellas Pharma Inc, Angelini s.p.a., LifeScan, Fidia, Kedrion Biopharmaceuticals, PH&T, Grossmann Pharma, Dolorgiet, Principle Healthcare, ABC Farmaceutici.

Në mënyrë që të përmbushim me përpikmëri angazhimet tona ndaj pacientit dhe partnerëve tanë, jemi të fokusuar vazhdimisht në marjen e mendimeve të të gjithë personave që janë të përfshirë në kujdesin ndaj jetës dhe shëndetit të njeriut në Shqipëri, kjo duke i dëgjuar rekomandimet e tyre, duke marrë pjesë në çdo eveniment të organizuar për shëndetin, duke anketuar pacientët dhe farmacistët, duke anketuar popullsinë e zgjedhur në mënyrë rastësore, duke bashkëpunuar ngushtë me shoqatat qeveritare dhe joqeveritare, e gjithë kjo për të arritur një kujdes shëndetësor me kost-efektivitet sa më të mirë për popullsinë në territorin e Shqipërisë.

Produktet me te mira ne treg!

Për të qenë prane jush dhe për të kursyer kohen, porosisni produktin qe keni nevoje ne katalogun tone online.

Shiko Medikamentet